I vodhi komshiut 30 milion lekë, arrestohet autori

Policia e Beratit zbardhi një vjedhje të ndodhur pak kohë më parë në lagjen Uznovë.

GazetaExpress

Në pranga u vu autori i dyshuar, Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në

Berat, ndërsa është bërë i mundur edhe sekuestrimi i shumës së parave të
vjedhura.

Ndalimi i Xhafas u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së
ndodhur në banesën e shtetasit I.N., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.

Sipas
policisë, 34 vjeçari pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej
3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Gazeta
Express

Të tjera

Lajmet e fundit