Kthehu lart

I vihet flaka autobusit në Vlorë (VIDEO)

I vihet flaka autobusit në Vlorë (VIDEO) GazetaExpress

Një prej autobusëve të Parkut Urban është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj dite të diel.  

Autobusi ndodhej i parkuar brenda ambienteve të Parkut Urban shtetëror në Vlorë.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë e punonjësve të Parkut Urban jashtë kamerave, është deklaruar se autobusi është djegur si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas bluve të Vlorës, çështja është ende nën hetim, për të konfirmuar shkakun e ngjarjes. Ndërkohë, drejtori i parkut urban ka tentuar të mbulojë ngjarjen duke mos lejuar gazetarët të filmojnë në vendngjarje, sikurse i ka rrëmbyer telefonin një prej gazetarëve të Vlorës./abcnews.al

    Data: 27 Maj 2018 11:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera