Kthehu lart

I mori jetën 67 vjeçarit në aksident, arrestohet Klevis Jaupaj

I mori jetën 67 vjeçarit në aksident, arrestohet Klevis Jaupaj GazetaExpress

33 vjeçari Klevis Jaupaj është arrestuar nga policia si shkaktar i aksidentit me një të vdekur të ndodhur më 1 mars në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën 67 vjeçari me iniciale I.B, 67 vjeçnga Labinoti.

Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan.  Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në komunikatën e saj për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shkruhet:

“Ndalimi Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë u bë, pasi më datë 1.03.2018 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMË” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"  dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”  parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal”, bën me dije policia e Elbasanit./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 12:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera