Kthehu lart

I ftohti siberian, Dervishaj: Të gjitha akset kombëtare pa probleme, thirrje për masa shtesë

I ftohti siberian, Dervishaj: Të gjitha akset kombëtare pa probleme, thirrje për masa shtesë GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:18

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspekton gjendjen e kalueshmërisë në Llogara.

Dervishaj u shpreh se aksi rrugor Vlorë – Sarandë është tërësisht i kalueshëm.

“Ka pasur disa probleme, por reaguam në kohë dhe aksi rrugor është i kalueshëm normalisht.

Gjithë akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme në kalueshmëri falë ndërhyrjes në kohë.

Llogaraja është e kalueshme për të gjitha mjetet.

Jemi në gatishmëri maksimale për të përballuar dimrin.

Ministria dhe drejtoritë janë në gatishmëri, i kemi bërë thirrje firmave për masa shtesë.

Edhe aksi Sarande – Gjirokastër është i kalueshëm për të gjitha mjetet.

Kemi përballuar mirë situatën, falë angazhimit maksimal, por edhe falë bashkëpunimit me policinë rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera”, tha ministri.

    Data: 11 Janar 2017 18:18
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera