Kthehu lart

Grabiten me armë dy karburante në autostradën Tiranë-Durrës

Grabiten me armë dy karburante në autostradën Tiranë-Durrës GazetaExpress E hënë, 09 Janar 2017 20:49

Me maska dhe të armatosur, 4 persona kanë grabitur brenda pak minutave dy karburantë që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje, që është bërë e ditur për Syri.net nga burimet të uniformave blu.

Këto burime thanë për Syri.net se “në orët e para të ditës së sotme konkretisht rreth orës 02:00 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës, 4 persona të maskuar dhe me armë, kanë marrë lekët e dy karburanteve në të dy krahët e autostradës”.

Pasi kanë bërë grabitjet këta persona janë larguar me një makinë “Golf”, me ngjyrë të bardhë dhe pa targa.

Punonjësit e karburanteve kanë lajmëruar policinë në lidhje me atë që kishte ndodhur e cila ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve.

    Të tjera