Kthehu lart

Gazetari zbulon: Ka dy dosje të drogës që e mbajnë peng Ramën tek Tahiri

Gazetari zbulon: Ka dy dosje të drogës që e mbajnë peng Ramën tek Tahiri GazetaExpress

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin

Ai përmend aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë

Çollaku: Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë. 

Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon  krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar...kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve./Oranews

    Data: 22 Nentor 2017 23:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera