Kthehu lart

Fjalët e Anës për babain e vrarë në mes të bulevardit 7 vjet më parë

Fjalët e Anës për babain e vrarë në mes të bulevardit 7 vjet më parë GazetaExpress

Babai i saj, Ziver Veizi u vra 7 vite më parë teksa ushtronte të drejtën e protestës kundër korrupsionit, në tubimin e organizuar nga Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, kundër kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Sot, në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në kryeministrinë e udhëhequr nga Edi Rama, Ana Veizi nuk kishte menduar të mbante një fjalim të shkruar e të mirëmenduar më parë. Ka shkruar diçka rrugës teksa vinte për në kryeministri, në celularin e saj, prej nga lexoi shkurt:

“Ne fakt une doja te thoja vetem dy fjale, dhe nuk munda te pergatitesha me leter, ndaj edhe e kam shkruajtur kete rruges teksa po vija per ketu. Historia ka mesuar se popujt nder vite besojne ne drejtesi dhe drejtesia nuk harron. Kanë kaluar 7 vite dhe ende fajtorët e vrasjes së babit nuk janë vënë para drejtesise. Madje deri me sot as nuk jane hetuar. Kemi shume besim se reforma në drejtësi po e çliron pak nga pak drejtësinë. Ne mezi presim qe clirimi te jete sa me afer dhe drejtesia të na japë ne familjarëve mundesine e rihapjes se dosjes së 21 janarit ku të ndëshkohen urdhëruesit dhe ekzekutuesit”, tha Ana.

4 protestues u vranë në protestën e opozitës në 21 janarin e vitit 2011, mbajtur para kryeministrisë, dhe ende nuk ka asnjë të dënuar për vrasjen e tubuesve të paarmatosur.

/Gazeta Express

    Data: 21 Janar 2018 11:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera