Kthehu lart

Fier, banorët gjejnë një kufomë të groposur, ekspertët: Kemi të bëjmë me vrasje

Fier, banorët gjejnë një kufomë të groposur, ekspertët: Kemi të bëjmë me vrasje GazetaExpress

Policia ka gjetur këtë të enjte një kufomë të groposur në një fshat të Fierit.

Trupi i të vdekurit është gjetur rastësisht nga një prej banorëve të zonës së fshatit Daullas. 

Ekspertiza në këqyrjen e parë të trupit të vdekur, mendon se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur plot një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.

Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët.

Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende./Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 17:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera