Kthehu lart

E hodhën për të vdekur në asfalt! Del autopsia e Anxhela Meçanit

E hodhën për të vdekur në asfalt! Del autopsia e Anxhela Meçanit GazetaExpress

Media lokale në Itali ka shkruar sërish për vdekjen e Anxhela Meçanit duke dhënë detaje në lidhje me zbulimet që kanë dalë në dritë falë ekspertizës mjeko- ligjore.

Sipas Torino Today, Anxhela Meçani punonte si një prostitutë dhe ajo nuk është rrahur apo goditur. Autopsia tregon se 20 vjeçarja përpara se të hidhej (vullnetarisht apo me dhunë) nga makina nuk është goditur ashtu siç u raportua fillimisht në media. Rrjedhimisht dëmet që ajo ka pësuar kanë qenë pikërisht për shkak të impaktit me asfaltin.

Ky është konkluzioni i deritanishëm i dalë nga mjeku Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët për të kryer autopsinë.

Media italiane shkruan se tashmë mbetet të vërtetohet nëse e reja ka qenë në makinë dhe është hedhur apo nëse një makinë e ka goditur.

Ra keqas, ndoshta pas një zënke? U godit nga vetura (vullnetarisht ose pa dashje)? 

Këto janë disa nga pyetjet e ngritura që shtron media lokale.

Hipotezat e hapura në njëfarë mënyrë shtojnë akoma më shumë misterin e vdekjes së Anxhela Mecanit.

Ndërkohë familjarët dhe prindërit e 20 vjeçares mohojnë se e bija ishte prostitutë në Itali. Ata shprehen se vajza e tyre kishte shkuar në dhjetor me një të ri nga Fieri dhe ishte martuar me një italian për të arritur të marrë dokumentat italiane./Gazeta Express

    Data: 13 Qershor 2018 17:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera