Durrës, përplas për vdekje fëmijën 4 vjeçar, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës disa minuta më parë, ku një mjet i tipit Opel dhe me targa të Zvicrës përplasi një fëmijë të mitur vetëm 4 vjeçar, i cili pavarësisht shtrimit në spital, s’mundi t’i mbijetojë plagëve.

GazetaExpress

Aksidenti ndodhi në rrugën “Pavarësia” teksa fëmija po tentonte të kalonte rrugën në anën tjetër. Pasi drejtuesi i mjetit e ka përplasur të miturit, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës.

Informacion paraprak.

Më datë 08.03.2018, në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit