Kthehu lart

“Don Zhuani” virtual i Shijakut! 50 vjeçari merr 3 denoncime brenda ditës nga 3 vajza

“Don Zhuani” virtual i Shijakut! 50 vjeçari merr 3 denoncime brenda ditës nga 3 vajza GazetaExpress

Një shtetas i moshës 50 vjeçare është denoncuar në policinë e Durrësit nga 3 vajza të moshave të ndryshme, të cilat thonë se shtetasi me inicialet K.K, i ka ngacmuar në rrjetin social Facebook, duke i dërguar mesazhe denigruese dhe fyese.

Vajzat e moshës 32, 31 dhe 24 vjeç e kanë denoncuar 50 vjeçarin për të njëjtat akuza, të cilat mund t’i lexoni si më poshtë.

 “Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal”./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 14:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera