Kthehu lart

Dhunohet shoferi në Korçë, ndodhej me një vajzë kur i grabitën makinën

Dhunohet shoferi në Korçë, ndodhej me një vajzë kur i grabitën makinën GazetaExpress

Persona ende të paidentifikuar nga policia dhunuan drejtuesin e një automjeti dhe i grabitën makinën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë. Panorama shkruan se makina ishte e ndaluar, dhe brenda saj ndodhej pronari në shoqërinë e një vajze.

Tre persona të armatosur janë afruar dhe kanë nxjerrë pronarin e makinës jashtë nën kërcënimin e armës. Pronari është goditur në fytyrë dhe më pas grabitësit kanë marrë mjetin e tij dhe janë larguar. Pas dhunës, shoferi është transportuar në spital, ku ka marrë mjekim dhe më tej është larguar në banesë pasi nuk kishte probleme shëndetësore.

    Data: 08 Mars 2018 10:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera