Kthehu lart

“Deja Vu” në Parlamentin shqiptar! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën

“Deja Vu” në Parlamentin shqiptar! Noka nuk del nga salla, Gramoz Ruçi mbyll seancën GazetaExpress

Parlamenti shqiptar ka rinisur punimet e seancës së kësaj të enjte për t’u deklaruar i mbyllur nga ana e Gramoz Ruçit për shkak të përplasjeve mes tij dhe deputetit Famur Noka.

Edhe këtë të enjte, parlamenti ka përjetuar një “Deja Vu”, ashtu sikundër ndodhi javën e kaluar, ku u përjashtua nga seanca kryedemokrati Lulzim Basha nga ana e Ruçit. Si dhe javën e kaluar me Lulzim Bashën, kësaj here nga salla e kuvendit deputeti i përjashtuar Flamur Noka nuk ka lëvizur nga salla duke kundërshtuar vendimin e kryetarit të Kuvendit. Kësisoj Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën duke deklaruar se punimet do të shtyhen për ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit.

Sakaq, kërkesa e demokratëve e deputetëve të LSI-së për të përjashtuar Edi Ramën nga salla e kuvendit nuk është marrë parasysh nga Ruçi, ndërsa kërkesa e socialistëve për të përjashtuar deputetin Flamur Noka do të shqyrtohet në orën 19:00 të kësaj të enjte nga Byroja e Parlamentit.

"Byroja e kuvendit do të thirret sot në orën 19:00. Oër vazhdimin e seancës, ju bëj thirrje që deputeti të lirojë vendin dhe të largohet nga seanca. Zoti Ndoka të lirojë sallën!

Atëherë në këto kushte, lidhur me nenin e rregullores, në rast se në sallë bëhet rrëmujë, drejtuesi i seancës e mbyll atë. Jemi në këto kushte, seancën e deklaroj të mbyllur, seanca mblidhet nesër në orën tetë e gjysëm.”- tha Ruçi.

Në dalje të kuvendit vetë deputeti Ndoka ka folur shkurtimisht, duke thënë se parlamenti po drejtohet nga një ish ministër komunist dhe në kuvend po i bëhet atentat demokracisë.

“Këtu po bëhet një atentat ndaj demokracisë.”-tha Noka.

Situata u përshkallëzua gjatë fjalës së Sali Berishës në parlament. Deputetët demokratë pretendojnë se kryeministri Edi Rama i është drejtuar nga vendi Berishës me fjalë fyese, duke i thënë “këtu e dhje***”. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Noka, i cili është çuar nga vendi i tij. Më pas Gramoz Ruçi e ka përjashtuar demokratin me argumentin se ka uzurpuar foltoren e kuvendit. Pas pushimit të seancës dhe mosdarkotësisë së demokratëve për të lëvizur, Gramoz Ruçi e ka mbyllur atë për ta rinisur në një orar aspak “tradicional”. Nesër seanca parlamentare fillon në orët e para të mëngjesit, në 08:30./Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 17:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera