Kthehu lart

Dalin pamjet e frikshme të tritolit në Fier! Memo dergjet në makinën që sapo ka shpërthyer

Dalin pamjet e frikshme të tritolit në Fier! Memo dergjet në makinën që sapo ka shpërthyer GazetaExpress

Ky është momenti kur Ervin Memo del i plagosur nga automjeti i tij, që u shkatërrua pas një shperthimi me eksploziv.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në lagjen ’29 Nëntori’ në Fier. Makina ishte e parkuar poshtë shtëpisë dhe Ervin Memo donte ta lëvizte. 


Sapo 38-vjeçari u fut brenda, makina u hodh në erë. Këto janë pamjet në momentin e shpërthimit të siguruara nga Tv Klan.

Janë pamje të një kamere sigurie të një lokali aty pranë.

Kallëpi i tritolit ishte vendosur poshtë mjetit, në anën e pasagjerit. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por Memo mori vetëm disa plagë në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandë.

Autorët e atentatit me eksploziv e kanë ruajtur 38 – vjeçarin dhe besohet se kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Sasia e tritolit të përdorur nuk është përcaktuar ende. Ekspertët vazhduan edhe ditën e dielë duke këqyrur vendin e ngjarjes. Në kamerat pranë nuk është parë ndonjë person duke iu afruar makinës dhe ka dyshime se tritoli mund të jetë vendosur në një tjetër vend.

Memo, një ish-emigrant, merrej me vreshtari. Grupi hetimor po mbledh të dhëna mbi të shkuarën e tij, në përpjekje për të zbuluar ndonjë konflikt të vjetër. Po hetohet edhe mbi një konflikt për pronat, pasi familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona./Klan

    Data: 22 Prill 2018 17:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera