Kthehu lart

Dalin detajet që çuan në pranga “Metin e Kristalit”, policia e kapi duke dhënë një...

Dalin detajet që çuan në pranga “Metin e Kristalit”, policia e kapi duke dhënë një... GazetaExpress

Dalin të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish pronarit të Universitetit Kristal, Ahmet Muçaj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës është kapur në flagrancë teksa po i jepte një diplomë një shtetaseje.

Prokuroria e akuzon kësisoj Muçajn për korrupsion pasiv në sektorin privat, duke saktësuar se Ahmet Muçaj është kapur në kushtet e flagrancës, duke i dorëzuar një vajze një diplomë të nivelit “bachelor” të degës së Drejtësisë, në këmbim të 2500 eurove.

NJOFTIMI:
Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare ka regjistruar procedimin penal nr. 741 date 22.01.2018, lidhur me referimin e bere nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, per dyshime ne dhenien e diplomave te falsifikuara.
Ne kuader te ketij hetimi, Drejtoria Vendore e Policise Tirane, ne bashkepunim me Prokurorine, kane arrestuar ne flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish administrator i Universitetit “Kristal”, per vepren penale “Korrupsioni pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili eshte kapur ne kushtet e flagrances duke i dorezuar nje shtetaseje nje diplome te nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes se nje vlere monetare./Gazeta Express

    Data: 06 Mars 2018 14:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera