Kthehu lart

Dalin detaje të reja për arrestimin e biznesmenit, si shiti dy herë të njëjtin apartament

Dalin detaje të reja për arrestimin e biznesmenit, si shiti dy herë të njëjtin apartament GazetaExpress

Një ndërtues është vënë në pranga ditën e stome nga policia, pasi akuzohet për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave.

Bëhet fjalë për Namik Pelivani, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i cili është vënë nën akuzë nga prokuroria se ka mashtruar A.L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t'i krijuar besueshmëri klientit.

Po ashtu, Pelivani nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.

Pas arrestimit, policia bën me dije se ka sekuestruar 6 kontrata noteriale si dhe dokumente të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular.

Biznesmeni në fjalë është proceduar edhe 5 herë më parë për vepra të ndryshme penale.

Lidhur me këtë arrestim, policia e Tiranës sqaron se materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/GazetaExpress/

    Data: 08 Mars 2018 18:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera