Kthehu lart

"Çuna na vranë"! Si u tentua "shfarosja" në Lushnje, kalimtarit i kalon vdekja para syve!

"Çuna na vranë"! Si u tentua "shfarosja" në Lushnje, kalimtarit i kalon vdekja para syve! GazetaExpress

Një burrë i ka shpëtuar mrekullisht breshërive të kallashnikovit në atentatin e djeshëm në Lushnje që i mori jetën dy të rinjve dhe la të plagosur një person të tretë. Një plumb e preku atë në këmbë.

Por Bujar Turku, është jashtë rrezikut për jetën. Burri po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambient në  lagjen "Loni Dhamo" në vendin e quajtur “Ura e Perroit”.  

Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme. Aty ku  pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule. 

Shoku i tyre Marius Xhepexhiu i cili mbeti i plagosur ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve. 

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 min para se te ndodhte masakra

Zamiri Latifi thirri, “çuna na vranë”. Të gjithë u ngritën nga karriget, por pa shpëtim. Njëri nga autorët që sipas policisë dyshohet Laert Haxhiu doli jashtë Benzit dhe qellonte me breshëri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës. 

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe automjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idenë për të shpëtuar gjurmë. 

Hetusit  besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët demostruan egërsi, kishin për qellim t’i vrisnin të gjithë. Ishin të stëvitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para. /AbcNews


    Data: 12 Tetor 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera