Kthehu lart

Çfarë po ndodh në Tiranë, 65 shoferë gjobiten brenda një dite

Çfarë po ndodh në Tiranë, 65 shoferë gjobiten brenda një dite GazetaExpress

​Në vijim të kontrolleve për respektimin e sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, kryesisht korsitë e rezervuara për shërbimin publik, nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë paradites së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 65 drejtues të automjeteve.

Sipas njoftimin zyrtar sqarohet se nga këta 10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mungesë Siguracioni dhe Kontrolli Teknik, 5 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 1 automjet është ndaluar administrativisht, pasi rezultoi debitor me 8 masa administrativisht të pashlyera dhe pa Siguracion.

Si dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës, shtetasi P.M 51 vjeç, për drejtim motomjeti në mënyrë të parregullt (i papajisur me Leje Drejtimi). Policia Rrugore e Tiranës ben me dije se do vijojë në mënyrë të pandërprerë, kontrollin në të gjithë territorin e Tiranës, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore. /Gazeta Express

    Data: 06 Mars 2018 17:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera