Kthehu lart

Çfarë kërkon nga ky 8 Mars Presidenti Meta...urimi i veçantë për gratë

Çfarë kërkon nga ky 8 Mars Presidenti Meta...urimi i veçantë për gratë GazetaExpress

Presidenti Ilir Meta e ka nisur herët mëngjesin e kësaj të enjteje, duke kujtuar veçantinë e kësaj dite.

Një urim i ngrohtë për të gjitha gratë për 8 Marsin Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit thotë se 8 Marsi është ditë reflektimi për atë se çfarë duhet bërë akoma për të drejtat dhe liritë e grave, veçanërisht kundër diskriminimit të tyre.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, shkruan Meta.

Në shumë vende të botës, 8 Marsi nuk është një ditë feste, por proteste, për të ngritur zërin për të drejtat e grave. Edhe sot në Tiranë do të mbahet një marshim.

/Express

    Data: 08 Mars 2018 08:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera