Kthehu lart

Çfarë diskutoi sot Basha me aleatët, Nard Ndoka zbulon detaje

Çfarë diskutoi sot Basha me aleatët, Nard Ndoka zbulon detaje GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 17:59

Kreu i PD-së, Lulzim Basha sot zhvilloi një takim me aleatët në kuadër të zgjedhjeve të këtij viti.

Nard Ndoka zbulon detaje nga takimi.

Takimi i kryetarve të partive parlamentare të opozitës sot, një fillim per garancitë per zgjedhjet parlamentare.

Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është, se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por do të vendosin qytetarët.

Në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votës, por do të vendosë vullneti i qytetarëve.

Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëhere deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve.

Për këtë platform është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma përfshin:   - votimin elektronik dhe numërimin elektronik,  - reformën e financimit të partive,  - kufizimin e shpenzimeve në fushatë,  - barazinë në aksesin mediatik,  - mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin, - dhe një sërë aspektesh të tjera.

Opozita sot, unifikoi qendrimet per axhenden parlamentare, per aksionin politik, per veprimet ekstra parlamentare, nese maxhoranca injoron propozimet dhe standardet e kerkuara.

    Data: 11 Janar 2017 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera