Kthehu lart

‘Bomba’ e Berishës: Policia po bën biznes me kriminelët, kjo është skema

‘Bomba’ e Berishës: Policia po bën biznes me kriminelët, kjo është skema GazetaExpress

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë alarmin ditën e sotme se Policia e Shtetit po bën biznes me personat që arrestohen me qëllim ekstradimi në vendet ku ata kanë kryer krimin.

Në një mesazh që Berisha ka publikuar në Facebook, ku pretendon se ia ka dërguar një qytetar, shprehet se të arrestuarit që nuk janë shumë të njohur nga media, mbahen në paraburgim, dhe nuk njoftohet shtetit përkatës, me qëllim që të kalohen procedurat që të mos ketë më mundësi ekstradimi.

Duke mos u njohur në kohë reale për arrestimin që ka bërë policia shqiptare, dokumentet e ekstradimit vijnë me vonesë nga shtetet që kërkojnë ekstradimin e tyre, duke bërë kështu, që ai të lirohet nga burgu.

Dhe e gjithë kjo skemë, sipas qytetarit që i ka dërguar mesazhin Berishës, bëhet në këmbim të lekëve që drejtuesit e policisë marrin.

Për të vërtetuar pretendimin e tij, qytetari në fjalë ka dhënë edhe rastin e një të arrestuari në Durrës.

 Bëhet fjalë për 33-vjeçarin, Omar Kadiun, që policia njoftoi se është arrestuar ditën e djeshme, pasi kërkohej nga shtetit italian për përdhunim, por qytetari pretendon se ai është arrestuar dy muaj më parë.

Sipas tij, autoritet shqiptare kanë njoftuar vetëm ditën e djeshme arrestimin e tij tek autoritet italiane, pasi kanë marrë lekë nga ai, në mënyrë që të kalohen afatet e paraburgimit.

Ky është pretendim i një qytetari, që Berisha i dha zë pretendimit të tij, duke i publikuar mesazhin, por asgjë nuk është e konfirmuar.

Reagimi i Berishës:

Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit. sb

“Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese.Po te shpjegoj se cfare ndodh.Per personat qe nuk jane te njohur per median ,politiken dhe popullin pagesat qe sekseret marin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve perkatese.Dhe ka nje limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojne ekstradimin per rekuperimin e te arrestuarve per llogari te tyre,ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura.Por vendet perkatese nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese.po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket

Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka mare leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane par arrestimin Personi ndodhet ne paraburgimin e durresit"

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 19:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera