Kthehu lart

Bllokimi qendrave të grumbullimit të plehrave, Malltezi: Qeveria po favorizon sekserin e Ahmetajt

Bllokimi qendrave të grumbullimit të plehrave, Malltezi: Qeveria po favorizon sekserin e Ahmetajt GazetaExpress

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza sot mbi ministrin Blendi Klosi , kjo pas aksionit të bërë sot në Tiranë në lidhje me evidentimin dhe mbylljen e pikave të paligjshme të grumbullimit të mbetjeve.

Sipas Malltezit, Klosi dhe kryeminsitri Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn po favorizojnë njeriun e tyre që administron tre inceneratorët më të mëdhenj në vend, siç është ai i Fierit Elbasanit dhe Tiranës.

Deklarata e plote

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, që harxhon më shumë kohë në kazino se në zyrë, doli sot në qytet për të mbrojtur inceneratorët, importin dhe djegien e plehrave.
Për Partinë Demokratike është e papranueshme që shëndeti i banorëve të Tiranës të trajtohet nga Ministri i Mjedisit si hedhje zarash në kazinotë e tij të preferuara.
Afera 178 milionë euroshe e inceneratorëve është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama. Të tre djegësit e plehrave, në Elbasan, Fier dhe Tiranë janë nën administrimin e Klodian Zotos, sekserit të Arben Ahmetajt.

Partia Demokratike ka siguruar dokomentacionin e plotë se Klodian Zoto është bërë administrator edhe i kompanisë së riciklimit të mbetjeve në Tiranë. Kjo do të thotë se Edi Rama, duke përdorur kukullën e tij Veliaj, ka përqendruar në një dorë industrinë e ricikilmit të mbetjeve. Sipas kontratës Bashkia e Tiranës, pra Erion Veliaj, është e detyruar ta furnizojë Klodian Zoton me 550 tonë plehra në ditë dhe, nëse nuk e arrin këtë objektiv, do ta paguajë kompaninë me lekët e banorëve të Tiranës.

Për pasurimin e vet nëpërmjet inceneratorëve, Edi Rama u ka hequr liçensën 100 bizneseve të riciklimit dhe po lë pa punë mijëra familje. Tani është e qartë përse Edi Rama u bë flamurtar i importit të plehrave, duke mashtruar shqiptarët se ricikluesit do të falimentonin pa lëndë të pare importi.

    Data: 06 Mars 2018 18:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera