Kthehu lart

Bilanci i të ftohtit siberian në Shqipëri: Në 11 ditë nën zero gradë, shënohen 9 viktima!

Bilanci i të ftohtit siberian në Shqipëri: Në 11 ditë nën zero gradë, shënohen 9 viktima! GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:11

Nisja e vitit 2017, që në ditët e para ka shënuar edhe ardhjen njëkohësisht të të ftohtit siberian, jo vetëm në Shqipëri por në pjesën më të madhe të Evropës Juglindore.

Reshjet e shumta të dëborës në të gjithë vendin, si dhe temperaturat nën zero, nuk kanë kaluar pa viktima në Shqipëri.

Kështu vetëm në këto 11 ditët ë para të Janarit, bilanci i viktimave të të ftohtit është tragjik, ku në total janë shënuar 11 të vdekur.

I pari ishte në Durrës, ku një endacak humbi jetën si pasojë e temperaturave të ulëta. Për të kaluar më pas njëra ditë pas tjetrës me viktimat në Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Po ashtu edhe në Fier, i ftohti ka marrë jetë, ku një bari vdiq pasi u mbyt kur akulli që  kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë.

I njëjti fat tragjik ka qenë ditën e sotme në Tiranë, ku një 12 vjeçar me iniciale F.G. është mbytur teksa po luante mbi akull në Liqenin e Kasharit me motrën e tij. I mituri humbi jetën pasi akulli u ça duke sjellë edhe mbytjen e tij.

Ndërkohë që një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në apartamentin e saj, nga i biri dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak si pasojë e temperaturave të ulëta. 

    Data: 11 Janar 2017 18:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera