Kthehu lart

Basha zbulon lidhjet e Edi Ramës me rusët

Basha zbulon lidhjet e Edi Ramës me rusët GazetaExpress

Duke hedhur poshtë shkrimin e publikuar nga revista amerikane ‘Mother Jones’, se PD-ja është e lidhur me rusët, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar një takim që kryeministri Edi Rama ka pasur në vitin 2016 me një kompani ruse, që është në listën e zezë të amerikanëve.

Basha u shpreh se gjithë kjo histori se PD-ja është sponsorizuar nga rusët për të lobuar në Amerikë është një sajesë e Ramës, dhe kjo sipas tij, bëhet për të hequr vëmendjen nga droga.

“Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë. Do ti lidhje me rusët?

E ka bërë dhe publike, përvec në mënyrë publke e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shikoni tenderat që ka kjo kompani nëse doni lidhjet me rusët. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vucic që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve.”, tha Basha në studion e ‘Opinion.

/GazetaExpress/

    Data: 08 Mars 2018 21:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera