Kthehu lart

Basha vjen me propozim të ri: Çdo kontribut në të mirë të PD-së është i mirëpritur

Basha vjen me propozim të ri: Çdo kontribut në të mirë të PD-së është i mirëpritur GazetaExpress

Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka nisur në orën 17:00, ndërsa ajo është thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha në përfundim të analizës që është bërë në të gjitha degët, për t’i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe kritikët e kryetarit Basha, Endira Bushati, Arben Imami e Sherefedin Shehu.

Në fillim të mbledhjes, Kreu demokrat, Lulzim Basha është shprehur se çdokush që ka dëshirë të kontribuojë do të ketë hapësirën totale në këtë proces.

Syri.net ka mësuar se Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore në këtë drejtim.

Kreu demokrat në vijim ka kërkuar paraqitjen për vendimarrje të çdo propozimi që i shërben dhe kontribuon për fuqizimin e PD-së, sikundër do të ketë një kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e propozimeve.

Mësohet se Basha ka propozuar ngritjen e një grupi proaktiv, që për një periudhe dyjavore të mundësoje kontakte direkte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Syri.net ka mësuar se kreu demokrat ka propozuar që ky grup të përbëhet nga Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Nënkryetarë të PD-së, Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, Genti Malko dhe Arben Imami, si dhe nga Sekretarët Enno Bozdo dhe Fabardh Kadilli.

    Data: 08 Mars 2018 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera