Basha thërret kryesinë e PD-së, në mbledhje shkon dhe ish ministri që kërkon largimin e tij

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lulzim Basha ka thirrur këtë të enjte mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ku dhe do të ketë një diskutim mbi analizën e humbjes së zgjedhjeve të qershorit të shkuar, por edhe nisjen e një etape të re të riorganizimit të degëve të selisë blu në vend.

GazetaExpress

Ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë pjesëmarrja e njërit prej kritikëve më të ashpër të Lulzim Bashës, ish deputetit e Ministrit Arben Imami, disa javë pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit, kërkoi largimin e kryetarit të PD-së nga posti.

Pranvera nuk do të jetë vetëm një kohë e protestave kundër qeverisë, p[or edhe një moment i rëndësishëm për PD-në, pasi pritet mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe një fazë e hjatë riorganizimi. 

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, ish deputeti Astrit Patozi, së bashku me një tjetër të “përjashtuar” (Ridvan Bode) paralajmëroi krijimin e një tjetër partie të djathtë./Gazeta Epress

Të tjera

Lajmet e fundit