Kthehu lart

Basha shpërthen ndaj Ramës: Ky është krim shtetëror (VIDEO)

Basha shpërthen ndaj Ramës: Ky është krim shtetëror (VIDEO) GazetaExpress

Kreu i PD-së Lulzim Basha, duke publikuar disa pamje nga arrestimi i kuksianëve disa javë më parë, ka shpërthyer në akuza ndaj policisë dhe prokurorisë.

Kryedemokrati thotë se arrestimi i tyre është bërë në kundërshtim të ligjit dhe në mënyrë çnjerëzore, ndërsa policia dhe prokuroria ka falsifikuar dokumentet që tregojnë se kur janë arrestuar ata.

Ai ka publikuar disa pamje, ku duket se arrestimi i 23 kuksianëve, që u arrestuan pas protestës së tyre kundër vendosjes së tarifës për rrugën e Kombit, është bërë në orët e vona të natës, ndërsa në dokumente është shënuar se arrestimi ka ndodhur gjatë ditës.

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentet zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!”, shprehet Basha në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, kjo ngjarje tregon se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

Dhe e gjithë kjo ndodh sipas Bashës, sepse prokuroria dhe policia janë vënë vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës.

Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.”, -shton me tej Basha.

Kreu i PD-së ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj padrejtësie, duke shtuar se ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe të rivendoset demokracia dhe drejtësia.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.”, -tha Basha. /GazetaExpress/

    Data: 16 Prill 2018 12:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera