Kthehu lart

Basha: Prokuroria të nisë hetimet, Rama ka nisur aksionin e pastrimit të parave të drogës

Basha: Prokuroria të nisë hetimet, Rama ka nisur aksionin e pastrimit të parave të drogës GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 13:30

Disa orë pasi kryeministri i quajti deklaratat e Bashës si një shpërthim të imagjinatës, kreu i PD-së ka reaguar përmes një konference për shtyp nga ku i ka bërë thirrje prokurorisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që të nisin hetimet për koncensionet e qeverisë, pasi sipas tij po tentohet një aksion i madh i pastrimit të parave të pista të drogës.

Basha kërkoi një ditë më parë që FBI të marrë nën hetim buxhetin e shtetit shqiptar pasi po pastrohen paratë e drogës dhe ka qenë pikërisht ky pretendim që Rama e ka cilësuar si një shpërthim të imagjinatës.

Këtë të martë Lulzim Basha e vuri theksin tek projekti i qeverisë “One Billion Euro”, një paketë e madhe investimesh në infrastrutkurë, shëndetësi e arsim. Kryetari i PD-së ka thënë se pikërisht ky projekt është dhe vendi ku do të tentohet të pastrohen të gjitha paratë e pista të krijuara nga lidhja e qeverisë me krimin.

" Janë qindra mln euro në duart e kriminelëve, të cilët duan t'i pastrojnë këto para. Janë investuar në ndërtim. Mijëra apartamente të pashitura janë rezultat i parave të drogës. Ka një parim themelor ekonomik, paraja e pisët përzë paranë e ndershme. Po largohet paraja e ndersdhme, nuk ka asnjë investim të ri të huaj prej 4 vitesh, ndërkohë që lulëzon droga. Paratë i pastrojnë edhe politikanët që marrin para nga kriminelët, blejnë vila e nxjerrin para nga Shqipëria. Rama tha të mos merren seriozisht akuzat për kapjen e ekonomisë nga krimi. Për 4 vjet me radhë ai iu kërkoi shqiptarëve të qeshnin për akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis e trafikohej drogë, se opozita ngatërronte mushkonjat me avionë droge.

Ato koncesione që i jep Rama kompanive, të cilët fshihen në parajsa fiskale, mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Projekti 1 mld euro duhet të ndalet tani, çdo koncesion duhet të hetohet në çdo detaj. Prokuroria e mbështetur nga ndërkombëtarët, duhet të hetojë çdo akt koncesioni. Kapja e ekonomisë nga krimi duhet të ndalet tani", tha Basha./Gazeta Express

    Data: 14 Nentor 2017 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera