Basha: Prokuroria të mos ndikohet nga Balla, të hetojë kokainën e Maminasit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar prokurorisë që të mos ndikohet nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla por të bëjë punën e saj.

GazetaExpress

Basha ka kërkuar që hetohen çështjet e rëndësishme, siç janë ato për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit, drogën e kapur në Maminas dhe çështje të tjera.

:Prokuroria nuk ka pse të dëgjojë Taulant Ballën, le të thërrasë kë të dojë e të hetojë kë të dojë. Madje le të ngrijë hetimin për Xibrakën, edhe për Tahirin, le të ngrijë edhe hetimin për maminasin, ta çojë deri në fund këtë çëhstje sepse e kemi kërkuar ne. Nuk ka pse ti nënshtrohet presionit politik.

Është e pashpjegueshme dhe e dënueshme që Taulant Balla deklaroi 2 javë para atë që Prokuroria bëri pas dy javësh. Kjo tregon se ka një fill dhe motiv politik. T’i shkojë deri në fund. E dini se çfarë është pas kësaj? Po përgatitet lirimi i Tahirit nga akuza dhe kjo që të shkojë sa më fjollë, Edi Rama ka nisur këtë sulm të lët propagandistik pa fakte.", -tha Basha në 'Opinion'. /GazetaExpress/ 

Të tjera

Lajmet e fundit