Kthehu lart

Basha përgjigjet për lidhjet me biznesmenët rusë: Mashtrim nga PS-ja

Basha përgjigjet për lidhjet me biznesmenët rusë: Mashtrim nga PS-ja GazetaExpress

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut ka hedhur poshtë pretendimin se e një reviste amerikane, se partia e tij ka lidhje me disa biznesmenë në Rusi.

Për kreun e PD-së, të gjitha këto, duke përfshirë edhe artikullin e revistë, publikuar ditën e djeshme, i ka cilësuar si mashtrim të PS-së.

Dhe sipas tij, kjo vjen në një kohë, që Shqipëria është mbushur me drogë, dhe për të hequr vëmendjen është stisur kjo histori, që Basha thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Është një gazetë  e majtë, ka një axhendë politike. Kush e ka lexuar artikullin. Partia Demokratike i ka publikuar të gjitha fondet, 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi janë të publikuara në KQZ. Partia Demokratike ka shpenzuar atë që ka deklaruar dhe ka deklaruar atë që ka shpenzuar. PD dhe unë mbaj përgjegjësi ëpr taë që Partia Demokratike ka lobuar dhe ka paguar.

Deklarimet janë publike, janë deklaruar në departamentin e shtetit dhe në thesar. Ky është një investigim është i mbushur me insituata për të arritur në një konkluzion që është parashtruar nga Edi Rama,”tha Basha.

    Data: 08 Mars 2018 21:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera