Kthehu lart

Basha paralajmëron skandalin: Rama dhe Lali Eri po monopolizojnë...

Basha paralajmëron skandalin: Rama dhe Lali Eri po monopolizojnë... GazetaExpress

100 kompanive ricikluese në vend i është hequr licensa në mënyrë që e gjithë industria të kthehet në monopolin e të besuarve të Ramës e kryebashkiakut Veliaj.

Është kjo akuza e bërë këtë të martë nga ana e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili deklaroi se përveçse eksportuese e drogës, tashmë Shqipëria do të kthehet dhe në importuesin e plehrave të EVropës, kjo falë interesave kriminale të pushtetarëve të majtë

 “Para dy muajsh ai që ka në pronësi incerenatorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit ka marrë administrimin e riciklimit të mbetjeve të Bashkisë së Tiranës.

Djegia, groposja dhe mbledhja e mbeturinave janë vënë në dorën e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt. Shqipëria eksporton drogë dhe do të importojë plehra. Po ndërton incerenatorë që kanë hapësira që të djegin dhe plehrat e Italisë.

Po ndodh njësoj si me lojrat e fatit. Kanabisin, kokainën-aksion për mbyllje e lojrave të fatit dhe rihapjen me koncesione Olsi Ramës.

Me kanabisin njësoj. U sulmua Lazarati, nuk u kap asnjë bos dhe u kanabizua gjithë vendi nën drejtimin e Ramës dhe Tahirit.

E njëjta skemë me kokainën. Boset e Xibrakes janë edhe tek kokaina e Maminasit”, tha Basha./Gazeta Express

    Data: 06 Mars 2018 14:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera