“Basha nuk rrezaton, i rri Berisha si prozhektor”

Ish Ministër dhe njëherë themelues i Partisë Demokratike, Genc Ruli deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha ka ndikim të fortë në PD.

GazetaExpress

Sipas Rulit, ndikimi i Berishës është aq i fortë, saqë rrezaton si prozhektor tek Lulzim Basha.

Ruli: Berisha nuk ka si mos të jetë ndikues në këtë proces. Kishte dhënë dorëheqjen në 2013 si kryetar, por mbeti aty si deputet. Berisha ka qënë dhe prozhektor ndaj Bashës, Basha nuk guxonte dot të largonte të vjetrit pa Berishën. Formalisht nuk jam i përjashtuar me mos futjen në listë. Sepse unë e deklarova që s’do kandidojë. Nuk besoj se Berishën e ka kapur në befasi heqja e të vjetërve. Heqja ka filluar që në 2014, ku u ndryshuan figurat rajonale në mënyrë masive, kjo zbrasje padyshim që është bërë me konfirminin e Berishës, për të lënë një PD, të qetë ndaj Lulit. Ai nuk do guxonte të prekte kurrë këto emra, nëse nuk do kishte marrë një konfirimin edhe me heshtje nga Berisha./tpz.al

Të tjera

Lajmet e fundit