"Basha i paaftë por edhe Patozi, duhet të kuptojë se nuk bëhet partia me rrjete sociale”

Si rrallë herë më parë dhe duke ju larguar gjuhës diplomatike, ish Ministri i Jashtëm i PD-së ka hedhur akuza të forta drejt Lulzim Bashës si dhe “armikut” të tij Astrit Patozi.

GazetaExpress

I ftuar në News24, Besnik Mustafaj ka deklaruar se kryedemokrati është i paaftë që të ngrejë në këmbë selinë blu dhe të kryejë një analizë efektive dhe serioze se përse PD humbi në mënyrë të turpshme zgjedhjet e qershorit të kaluar.

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë. Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit”- tha Mustafaj.

Kritikat, Besnik Mustafaj nuk i ka kursyer edhe për mikun e tij Astrit Patozi, i cili disa ditë më parë la të hapur mundësinë për krijimin e një partie të re, alternativë ndaj PD-së. Mustafaj tha se një parti nuk mund të ngrihet përmes rrjetit social.

 “Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika. Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë”- tha Mustafaj./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit