Kthehu lart

Autobusi i Unazës përplas kalimtarin në Tiranë (VIDEO)

Autobusi i Unazës përplas kalimtarin në Tiranë (VIDEO) GazetaExpress

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar. 

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar për tvklan.al, se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave.

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa kalimtari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

    Data: 27 Maj 2018 11:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera