Kthehu lart

Arrestohet “skifteri” i biçikletave në Tiranë

Arrestohet “skifteri” i biçikletave në Tiranë GazetaExpress

38 vjeçari Arben Muka ra në prangat e policisë së Tiranës pasi është identifikuar si autori i disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.

Autori vidhte biçikleta dhe veshje rrobash.

Arben Muka, 38 vjeç, banues Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Seria e vjedhjeve

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor të ngjarjeve të mëposhtme: më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën “Sulejman Pasha”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç.

Më datë 21.02.2018 , në rrugën “Zela” dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç.

Me date 07.01.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Pare ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç.

Më datë 16.01.2018 , në "Rrugën e Durrësit ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç.

Më datë 17.01.2018 , në rrugën “Kont Urani ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.

Më datë 16.02.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë”,  dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 14:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera