Kthehu lart

Arrestohet për trafik droge vëllai i ish-deputetit socialist (EMRI)

Arrestohet për trafik droge vëllai i ish-deputetit socialist (EMRI) GazetaExpress

Burime nga policia kanë bërë me dije për 'Gazeta Express' se është vënë në pranga ditën sotme një nga biznesmenët më të rëndësishëm në Elbasan.

Një burim i tha 'Gazeta Express' se është arrestuar Edmond Stafa, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë, ku është shumë i frekuentuar nga njerëz të njohur.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësojnë se Stafa është prangosur në ambientet e lokalit të tij.

Biznesmeni mësohet se është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin.

Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialit në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet. 

    Data: 19 Maj 2017 13:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera