Kthehu lart

Arjan Dyrmishi: Ka një rënie morali me institucionet e sigurisë në vendin tonë

Arjan Dyrmishi: Ka një rënie morali me institucionet e sigurisë në vendin tonë GazetaExpress

Katër komando të Forcave të Armatosura gjatë një stërvitje speciale në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të mos kthehen.

Arjan Dyrmishi, specialist për çështjet e terrorizmit dhe sigurisë, thotë se problemi nuk duhet parë vetëm te 4 komandot që dezertuan, por më gjerë.

“Unë mendoj se problemet që po diskutojmë kanë të bëjmë me një moral të rëndë. Nuk janë vetëm ata katër komando, por ka edhe të tjerë që janë gjetur të përfshirë në akte kriminale, pjesë e grupeve terroriste. Ky është një problem që ka të bëjë me Ushtrinë, derisa trajektorja e transformimit me rekrutë profesionist, vendi ynë nuk ishte i përgatitur për këtë, por kjo ishte një trend dhe e morëm edhe ne. 

Shërbimi i detyruar ushtarak në vitet 2000 ishte një problem pasi rekrutët nuk po qëndronin. Rekrutim, trajnim dhe mbajtje janë një paketë. Kur rekrutohet një ushtarak, mbi të investohet dhe ai duhet të mbahet. Kjo është një problem më vete. Modeli jonë nuk është ndërtuar i tillë”, u shpreh Arjan Dyrmishi, specialist për çështjet e terrorizmit dhe sigurisë.

Demiraj ndërhyn duke thënë se modeli ka qenë në funksion deri në 2013, por më pas është prishur.

“Ushtria jonë ka pasur probleme edhe me oficerët për t’i mbajtur, para dhe mbas 2013 dhe ky nuk është vetëm një problem për rekrutët. Në përgjithësi ka një rënie morali me institucionet e sigurisë në vendin tonë. Rasti më i fundit ka të bëjë shumë edhe me paketën e shërbimeve”, thotë Dyrmishaj.

    Data: 22 Nentor 2017 22:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera