Kthehu lart

Alibeaj: Vangjush Dako bashkëpunon me grupet kriminale

Alibeaj: Vangjush Dako bashkëpunon me grupet kriminale GazetaExpress

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është përgjuar duke ofruar tendera publikë me grupet kriminale për të bashkëpunuar në fitoren e zgjedhjeve.

Alibeaj: Ka një dosje prokuroria sipas të cilës rezulton jo thjesht kryebashkiaku i Durrësit, por një nga koordinatorët politik pra lideri politik i asaj krahine elektorale rezulton se është kapur në përgjime me grupe kriminale me qëllimin e vetëm që këto para publike duke u dhënë këtyre grupeve kriminale të angazhohen në procesin elektoral, të bëjnë votat me paret publike për Dakon dhe mbi Dakon.

Kjo veprimtari kriminale e strukturave të larta ka qenë e zhytur në këto veprimtari kohë më parë.

Prokuroria nuk është spikatur për zhdërvjelltësi në të tilla problematika.

    Data: 22 Nentor 2017 22:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera