Akuzat e Patozit, Basha: Sulmet personale s’përbëjnë ide politike

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka quajtur sulme personale deklaratat e ish-deputetit Astrit Patozit dhe disa kritikëve të tij.

GazetaExpress

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha u shpreh se mirëpret të gjithë ata që duan të kontribuojnë në PD, por kjo nuk bëhet duke sulmuar dhe duke akuzuar.

Kreu i PD-së thotë se ka bërë çdo përpjekje për të krijua hapësira, që pavarësisht se e ka personalizuar debatin, të gjejë veten në PD.

“Mendoj që sulmet personale s’përbëjnë ide politike, PD është në një proces të vështirë të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, të blera e të dhunuara. Sulmet ndaj kryetarit e drejtuesve dëmtojnë jo kryetarin, por demokratët e thjeshtë, që kanë probleme të mëdha largime nga puna, nga ndihma ekonomike, këto si kontribuojnë PD. Kam bërë dhe po bëj cdo përpjekje që cdokush pavarësisht nëse ka personalizuar debatin politik të gjejë veten, janë pjesë e PD derisa vetë te vendosin që s’janë.”, -tha Basha.

Lideri i opozitës mendon se nuk është e nevojshme që të ketë fraksione brenda PD-së, duke theksuar se është i angazhuar që partia ti rikthehet anëtarëve.

“Për mua s’ka nevoje te ketë, por do nisë me dy javë konsultime, e kam shpallur që partia ti rikthehet anëtarëve. Ka ardhur koha të aplikojmë standardin evropian, ky është propozimi që do çoj para anëtarëve të Kryesisë.”, deklaroi Basha.

Astrit Patozi pak ditë më parë, nuk e përjashtoi mundësin e krijimit të një partie të re, nëse Basha nuk heq dorë nga drejtimi i PD-së.

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit