Akuza për lidhje me rusët, Basha: Mund të hedhim në gjyq revistën amerikane

Kreu i PD-së, Luylzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e stome se PD-së mund të hedhë në gjyq revistën ‘Mother Jones’, lidhur me një shkrim të publikuar një ditë më aprë, se kjo parti është e lidhur me rusët.

GazetaExpress

Basha u shpreh se nga juristët e PD-së po shqyrtohet mundësia që të hidhet në gjyq, nëse ajo ka shtrembëruar faktet.

Kreu i PD-së, bëri me dije ky shkrim është sponsorizuar nga PS-ja për të shmangur vëmendjen nga droga që ka përfshirë Shqipërinë.

“Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD. Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Kanë treguar të kujdesshëm se e dinë pastaj që hanë gjobë. Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnje. Po shqyrtohet nga juristët tanë nëse i ka lënë vend për padi.”, -tha Basha.

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit