Aksident në Tiranë, makina përplas një 30-vjeçare

Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 30-vjeçare.

GazetaExpress

Ngjarja ka ndodhur tek ish-stacioni i Trenit, ku një vajzë është përplasur nga një makinë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ajo është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka shoqëruar dy personat që ishin në makinë, shoferin dhe pasagjeri për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Deri tani, mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin po ecte makina. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. /GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit