Kthehu lart

Aksident në Korçë, plagoset punonjësi i TAP-it nga Egjipti

Aksident në Korçë, plagoset punonjësi i TAP-it nga Egjipti GazetaExpress E enjte, 20 Prill 2017 15:19

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Sovjan, ku janë përplasur një mjet kamion tip "Benz" dhe një mjet fuoristradë.

Nga informacioni paraprake i policisë bëhet me dije se si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, punonjës i TAP, i cili udhëtonte me fuoristradë.

Ai është dërguar në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Data: 20 Prill 2017 15:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera