Kthehu lart

Aksident i rëndë në Shkodër, 19 vjeçari në gjëndje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Shkodër, 19 vjeçari në gjëndje kritike për jetën GazetaExpress

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Vau Dejës- Hajmer në Shkodër.

Dy djem të rinj janë përplasur pasi kanë dalë nga rruga. Viktor Gega dhe miku i tij Emanuel Dodaj po udhëtonin me një motor. Mjeti ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, e si pasojë e aksidentit, 19 vjeçari Gega është plagosur rëndë.

I riu është nisuyr drejt Tiranës pasi gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë. Fatmirësisht për mikun e tij Emanuel Dodaj, plagët e marra nuk i kërcënojnë jetën./Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 22:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera