A do të krijohet një parti më vete nga PD?! Astrit Patozi flet hapur

Nuk kanë qenë të pakta zërat për krijimin e një partie të re nga të “përjashtuarit” e PD-së, e sidomos lajmet se Astrit Patozi është i gatshëm për të ngritur një parti të re politike, duke bërë kësisoj realitet “skizmën” (çarjen) e parë të madhe në selinë blu.

GazetaExpress

Por duket se në mendjen e Astrit Patozit, as krijimi i një partie të re nuk duket sikur të jetë zgjidhja më e mirë, pasi sipas tij, një lëvizje e tillë do të ishte e kollajtë dhe mund të ishte bërë që në ditën kur Basha la jashtë listave për kandidatë për deputetë, figura të rëndësishme të partisë së djathtë.

I ftuar në emisionin  “Të Paekspozuarit”, Patozi deklaroi se është PD-ja shtëpia e tij, por pavarësisht këtij fakti, ai është i bindur në një gjë, se me kryesimin e Bashës, selia blu do të shembet tërësisht.

Patozi: Ne, gjëja më e thjeshtë që mund të bënim, ishte krijimi i një partie politike. Mund ta bënim kur Basha largoi gjysmën e partisë. Ishte e thjeshtë që njerëzit t’i mblidhje dhe të bëje parti. 

Por ne e konsiderojmë PD-ne shtëpinë tonë. Basha ka nevojë të bashkojë partinë, nëse do të fitojë. Nëse Basha nuk do dëgjojë aksioni ynë politikë vazhdon përpaar. 

Do ftojmë cdo demokrat që mendon se lidershipi i Bashës, pazaret dhe mënyra si drejton partine, ata që e dinë se kjo nuk është rruga e drejtë, të bashkohen me ne dhe të krijojmë një factor politik, i cili ose detyron Bashën të dorëzohet, ose vazhdojmë betejën me Edi Ramën.

Kemi biseduar me gjithëkënd, por kjo nuk ka vlerë. Une me zotin Ruli jemi kolegë, por jemi edhe miq, por të qenit miq nuk n aka penguar të marrim vendime të ndryshme, Ruli u tërhoq ndërsa unë po vazhdoj. Figurat e spikatura të PD-se, biem dakord që Basha dhe lidershipi i tij janë të gabuara./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit