Kthehu lart

A do të ketë koalicion PS- PD? Rama: Sot kategorikisht jo! (Po pas 25 qershorit?)

A do të ketë koalicion PS- PD? Rama: Sot kategorikisht jo! (Po pas 25 qershorit?) GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mënyrë kategorike ai nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike, por…

Ka një “por” që nënkuptohet qartë në përgjigjen që ka dhënë kryeministri këtë të hënë në emisionin “Të paekspozuarit”.

Rama është shprehur se deri më 25 qershor ai dhe PS janë në luftë për të marrë “timonin” e qeverisjes të vetëm. I pyetur disa herë nga gazetari Rakipi, Rama është shprehur:

Rakipi: Do bëni koalicion me PD?

Rama: Ne do luftojmë deri më 25 qershor për të pasur timonin e reformave. Bashkëudhëtari vjen pas zgjedhjeve. Vlerësimi pas zgjedhjeve. Sot kategorikisht jo. Sot unë dua nga populli vlerësimin për këtë thirrje që kam. Më ndihmoni të bëj për ju atë që se ka bërë njeri për kaq vite.

Kryeministri ka folur për të tashmen, duke dhënë një përgjigje e cila sot për sot dihet (mundësia për të bërë koalicion me PD-në apo me çfarëdo partie politike është ligjërisht e pamundur), por me këtë përgjigje, Rama ka lënë të lirë një "hapësirë", që pas 26 qershorit, numrat mund ta çojnë drejt një koalicioni me demokratët.

Ja debati i plotë mes Ramës dhe gazetarit Rakipi:

Rakipi: Do qeverisni bashkë me PD? 

Rama: Pse duhet të qeveris me PD? Këtë e lexon populli. Unë u them që mos na lini të tjerë në preher, të kemi drejtimin e vendit. Unë i them popullit na jepni timonin e qeverisjes. Pasi nëse kemi koalicion, të jenë programore jo me detyrim për tek tepsia.

Rakipi: Thuaju shqiptarëve qartë dhe prerë do jesh apo jo me PD në qeveri? 

Rama: Ta dhashë përgjigjen.

Rakipi: Ti je nga ata burra që ta jep përgjigjen në të dhjetën e sekondat.

Rama: Koalicionet varen nga numrat. Nëse në çdo vend normal njerëzit bashkohen në numra për programe, këtu numrat duhet ti kërkosh me tepsi në dorë. Na jepmi mundësi që tepsinë ta çojmë për skrap. Pas 25 qershorit vij prapë këtu, merr dhe ata. Merr dhe pulat këtu, rripi. 

Rakipi: Do bëni koalicion me PD 

Rama: Ne do luftojmë deri më 25 qershor për të pasur timonin e reformave. Bashkudhëtari vjen pas zgjedhjeve. Vlerësimi pas zgjedhjeve. 

Sot kategorikisht jo. 

Sot unë dua nga populli vlerësimin për këtë thirrje që kam. Më ndihmoni të bëj për ju atë që se ka bërë njeri për kaq vite. 

Rakipi: Ju po i thoni popullit me këtë tepsi u lodha, tani do bëj tepsi tjetër me PD? 

Rama: Jo, jo. Një nga arsyet themelore të prapambetjes së Shqipërisë në gjithë ato vite dhe një arsye pse të tjerët kanë vrapuar dhe ne jemi zvarritur është se nuk ka ndarë pushtetin nga politika. Se kam marrë para 4 vitesh sepse ishte e pamundur dhe do jetë prapë e pamundur nëse shqiptarët nuk na japin fuqinë. 

Rakipi: Në 23 dhjetor 2016 ti thua: “Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do ishte ky koalicion. Jam besimplotë se do shkojmë bashkë. Është aleanca strategjike për gjeneratën tjetër”. 

Rama: Po e kam besuar. Do të thotë se nuk kam asgjë me Ilir Metën, e kam me sistemin. Rakipi: Ore tepsinë pse thua nuk e ke pasur? 

Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin.. Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky. 

Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë që ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë. 

Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x, y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton. 

Rakipi: Se kuptoj këtë si gazetarja e BBC nuk e kuptonte kur thoshe që ishe në opozitë, fajin e ka sistemi. 

Rama: Jeni të paditur ju dhe insistoni në padije, e bëni argument.


    Data: 19 Qershor 2017 23:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera