Kthehu lart

A do e arrestojë FBI Tahirin? Krimet e Rënda luajnë “duart” për dosjen më të nxehtë

A do e arrestojë FBI Tahirin? Krimet e Rënda luajnë “duart” për dosjen më të nxehtë GazetaExpress

Dikur njihej si “kampioni” i qeverisë së të majtëve ndërsa sot Saimir Tahiri është figura më e “sfumuar” e socialistëve, i përjashtuar nga funksionet e partisë dhe i liruar nga çdo detyrë.

Dosja e Habilajve e goditi drejtpërsëdrejti ish Ministrin e Brendshëm e teksa hetimet për kishin ngecur prej kohësh, duket se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka lëvizje të reja. 

Këtë të hënë Prokuroria ka zgjatur edhe me 3 muaj hetimet për ish Ministrin e Brendshëm dhe duket sikur e “reja” nuk është ndonjë provë e re. 

Fjala është për një tjetër “aktor” të ri dhe aktori në fjalë nuk është një “personazh” dosido. 

Disa ditë më parë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaroi se SHBA i ka ofruar mbështetje Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen Tahiri, përmes agjentëve dhe prokurorëve federalë.

E teksa politika përplaset për projektligjin e sjellë nga maxhoranca në Kuvend, se për të kërkuar arrestimin e një deputeti duhen prova, në kampin tjetër “duart” kanë filluar të lëvizin më shpejt kësaj here.

Por a do të mundet FBI që të vërtetojë atë që sugjerojnë përgjimet e grupit Habilaj? Apo ish Ministri i Brendshëm do të shpallet i pafajshëm? Kjo dilemë dhe zgjidhja mbeten për t;u parë, por një gjë është e sigurt, lëvizja e Prokurorisë për të zgjatur hetimet, që deri dje kishin ngecur në një pikë, është shenjë e qartë se diçka tjetër ka nisur të lëvizë./Gazeta Express

    Data: 22 Janar 2018 11:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera