Kthehu lart

A dëmtohet LSI nga marrëveshja Rama – Basha, ja si përgjigjet Ilir Meta

A dëmtohet LSI nga marrëveshja Rama – Basha, ja si përgjigjet Ilir Meta GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 15:16

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke folur para mediave pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian Christian Danielsson, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

I pyetur nëse është dëmtuar Lëvizja Socialiste për Integrim nga marrëveshja midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Basha, Meta u shpreh.

“Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë.

Ka qenë forca e parë që ka sakrifikuar çdo post për zgjedhje me standarde. Se çfarë synon njëri dhe tjetri këto janë kalkulime partiake”, tha ai.

    Data: 19 Maj 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera