Presidenti Meta viziton laboratorin e Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi"

Presidenti Meta vizitë me rastin e 8 Marsit zhvilloi një vizitë në ambientet mësimore dhe laboratorin ku printohen librat në alfabetin brail për nxënësit që nuk shikojnë të institutit “Ramazan Kabashi”.

GazetaExpress

Meta iu uroi 8 Marsin të gjitha grave e nënave nga ambientet e Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë.

“Jam i privilegjuar të festoj 8 Marsin, ditën e grave, nënave dhe motrave në një mënyrë ndryshe. Së bashku me këta vogëlushë u urojmë mësueseve, nënave e personelit ndihmës Gëzuar 8 Marsin.

I uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e këtij Instituti edhe për 7 Marsin që festuam dje.

Përkushtimi e puna e tyre ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara meritojnë respekt e mirënjohje të thellë. Një urim të veçantë në këtë 8 Mars për nënat e fëmijëve që nuk shikojnë. Gëzuar 8 Marsin edhe nënave të të gjithë vogëlushëve me aftësi të kufizuar”, tha Meta.

Meta regjistroi audio një mesazh për fëmijët që nuk shikojnë

Ai zgjodhi një pasazh nga libri "Zemra" e De Amicis - Nëna ime

Mesazhi që Presidenti Meta rregjistroi audio në laboratorin e fëmijëve që nuk shikojnë:

Libri "Zemra" e De Amicis

Nëna ime
..Kur të bëhesh burrë i pjekur e i rrahur nga dallgët e jetës, sa e sa herë, o Erik, do ta thërrasësh nënën tënde me mall e me brengë në shpirt, vetëm e vetëm që t'ia dëgjosh edhe njëherë zërin, që ta shikosh edhe njëherë kur të të hapë krahët, e ta pushtosh duke qarë me ngashërim si ndonjë fëmijë i mjerë, që nuk ka asnjë mbrojtje e ngushëllim.

...Ta dish, o Eriku im, se dashuria e nënës është dashuria më e shtrenjtë në botë, e mjerë ai që e shkel.

...Kurrë mos nxirr më prej goje ndonjë fjalë të ashpër për atë që të dha jetën

Të tjera

Lajmet e fundit