Kthehu lart

7 Marsi, Meta: Apel për një bashkëpunim të fortë mes shkollës dhe familjes

7 Marsi, Meta: Apel për një bashkëpunim të fortë mes shkollës dhe familjes GazetaExpress

Në ditën kombëtare te mësuesit, 7 Marsi, Presidenti Meta ishte i pranishëm në shkollën "Fan Noli" në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se është koha për të bërë një apel për një bashkëpunim më të ngushtë mes shkollës dhe familjes.

“Është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më të fortë midis shkollës dhe familjes, siç edhe ka qenë në të kaluarën. Duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ka në edukimin e  fëmijëve ne si shoqëri do të forcohemi dhe fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin më shpejt dhe më përpara standardeve që të gjithë i dëshirojmë dhe i ëndërrojmë. Kjo mund të bëhet vetëm me dije dhe duke edukuar vlera të larta morale, shoqërore dhe atdhetare”, tha Meta.

Duke folur për shkollën “Fan Noli”, kreu i Shtetit theksoi se është një emocion i fortë sepse jo vetëm janë kujtime të mrekullueshme por në radhë të parë është një mirënjohje ndaj atyre mësueseve dhe mësuesve të mrekullueshëm që ka pasur.

“Një pjesë e së cilës kanë ardhur sot këtu dhe dua ti falenderoj. Por njëkohësisht dhe për këtë nivel shumë të lartë që shkolla "Fan Noli" ende vazhdon të ketë edhe sot. Falenderoj Drejtoreshën dhe gjithë këtë kolektiv pedagogjik për vazhdimin e asaj tradite të shkëlqyer të kësaj shkolle të mrekullueshme. Dua të theksoj se figura e mësuesit për mua është dyfish e dashur, pasi të dy prindërit e mi kanë qenë mësues”, tha Meta.

    Data: 07 Mars 2018 11:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera