Kthehu lart

165 kg drogë dhe një çantë me fishekë, i riu shqiptar kapet në Greqi

165 kg drogë dhe një çantë me fishekë, i riu shqiptar kapet në Greqi GazetaExpress

Policia greke vuri në pranga një 17 vjeçar shqiptar pasi iu sekuestruan 164 kg kanabis dhe 158 fishekë kallashnikovi.

Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur Ktismata në zonën e Kakavijës dhe pranë kufirit të gjelbër, pasi ai u diktua ndërsa po i printe një grupi njerëzish që po ecnin në këmbë dhe mbartnin çanta udhëtimi.

17 vjeçari u ndalua dhe iu kaluan prangat, ndërsa të tjerët braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi drejt territorit shqiptar.

Policia sekuestroi 94 paketa që përmbanin 164,6 kg kanabis, si dhe 158 fishekë automatiku kallashnikov./Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 14:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera